VMRO bën apel për të filluar dialogun për qeverinë e re

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërste Mukovski, i ka bërë apel deputetëve të shumicës së re parlamentare duke i kërkuar që të heqin dorë nga nga skenarët për marrjen e dhunshme të pushtetit.

Ai gjithashtu ka theksuar se është koha që të nisin një dialog për qeverinë e re.

“Dua t’ju bëj apel të gjithë kolegëve veçanërisht kolegëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm, mos t’i ngacmojnë ndjenjat etnike dhe fetare dhe të jenë të kujdesshëm që së bashku të shohim dritën në fund të tunelit.

Kolegëve të LSDM-së ju bëj apel që të jenë të kujdesshëm në mjetet që kanë zgjedhur. Ju them që plani nuk mund t’ju realizohet dhe asgjë të bëni pa i sqaruar fillimisht të gjitha dilemat.

Ju lus për pjekuri, kujdes dhe përgjegjësi”, tha mes tjerash Mukovski, përcjell “Shenja”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu