VMRO diskuton sot për zgjedhjet e parakohshme

VMRO DPMNE-ja ka thirrur mbledhje urgjente të kryesisës qendrore pasi LSDM-ja nuk gjeti gjuhë të përbashkët brenda nëse do ta pranojë apo jo idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale.

Në njoftimin e kësaj partie, shkruan se mbledhja e kryesisë së ngushtë të VMRO-së do të diskutojë zhvillimet e fundit politike që lidhen me zgjedhjet presidenciale dhe kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mbledhja e Komitetit qendrorë të partisë së Hristijan Mickoskit ka filluar në orën 14:00.

VMRO DPMNE-ja e ka quajtur prolongimin e vendimit për zgjedhjet si tentativë për të ikur nga ballafaqimi me popullin dhe VMRO-në.

Vendimin për mbledhjen VMRO e mori pasi dy ditë më parë, edhe pse pritej vendim i LSDM-së për atë se a do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare, u paralajmëruar që gjatë javës që vjen, të dilet me përgjigje.

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së nuk arriti që të merret vesh nëse do të pranojë sfidën e VMRO DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale, pasi mes kryesisë kishte shumëllojshmëri mendimesh, për dhe kundër zgjedhje si opsion.

Teksa po bisedohet për zgjedhjet e mundshme, LSDM ka nisur edhe debatin e brendshëm për kandidatin presidencial të cilin do ta zgjedhë në kongresin partiak më 3 mars.

Do të propozohen edhe kandidatët për kryetar të Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës, pasi me këto qytete çpo kryesojnë ushtrues detyre. Kryetarët e Dibrës dhe Ohrit ndërruan jetë, ndërsa ish kryetar i Novo Sellës u shkarkuar pasi u dënua për kontrabandim me cigare.

Deri më tani, vetëm BDI-ja është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu