Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të mbajtur të martën në mbrëmje i ka njoftuar anëtarët që të përgatiten për në opozitë.
Siç merr vesh gazeta KOHA nga burime partiake, Gruevski ndërkohë ka dhënë urdhër për mospengimin e procedurës së zyrtarizmit të Talat Xhaferit për kryetar Parlamenti dhe shpalljen e vendimit në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe siç ndodhi sot.
Të njëjtat burime partiake thonë se paraprakisht – gjatë mbledhjes, ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski prerë i ka thënë Gruevskit se nuk do të ulet më në karrigen e kryesuesit të seancës, kurse më vonë ai ka mbledhur gjësendet e veta nga kabineti. Anëtari tjetër i komitetit ekzekutiv, Nikolla Popovski, ka thënë se “nëse para të enjtes së dhunshme 95 për qind e ndërkombëtarëve”.
Mes tjerash u vendos që grupi parlamentar i kësaj partie nuk do të bojkotoi Kuvendin, kurse anëtarësisë t’i sqarohet situata e re dhe të këshillohet të mos bëjë probleme që do t’i sillnin dëm plotësues partisë.
Kreu i kësaj partie Nikolla Gruevsk madje në një status në rrjetet sociale ka komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. “Talat Xhaferi hyri në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit me shkelje brutale të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores. Gjithçka që në të ardhmen do të sillej me pjesëmarrjen, nënshkrimin ose çfarëdo aktiviteti të tij do të jetë fruti i një druri të helmuar, ftuar i një akti ditaktorial? për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në postimin e kreut të VMRO-DPMNE-së. Nga LSDM-ja kundërshtojnë pretendimet e Gruevskit duke thënë se koha e diktaturës në Maqedoni përfundoi më 11 dhjetor kurse vendi shkon drejtë zbatimit të proceseve demokratike.