VMRO-DPMNE dhe VLEN shumë pranë marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re!

Menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisijan Mickoski paralajmëroi se ka telefonuar Arben Taravarin nga VLEN pë t’i uruar për rezultatin në zgjedhjet dhe për formimin e Qeverisë së re.

Informacionet e fundit të cilët po qarkullojnë janë se mes të dy subjekteve tani më ekziston një marrëveshje për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe se gjithçka do të zyrtarizohet që pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Kandidati i VLEN-it për president Arben Taravari ju përgjigj edhe ftesës së Mickosit, duke thënë se “i vjen mirë që Mickoski e kuptuar se ku qëndron pesha e votës shqiptare”.

Taravari në asnjë moment nuk e ka refuzuar ftesën e Mickosit për të formuar qeverinë e ardhshme, madje ai ka thënë se qëllimi i tyre në këtë qeveri do të jetë luftimi i korrupsionit dhe promovimin i vlerave evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu