VMRO-DPMNE: Ekonomia e Maqedonisë më shumë se dy vite në rënie të lirë

Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit. Për shkak të paaftësisë të këtij pushteti, i udhëhequr nga i amnistuari Zaev, ekonomia e Maqedonisë është në rënie të vazhdueshme. Qeveria e Zaev është e interesuar vetëm për tenderë kriminalë, grande dhe subvencione që përfundojnë te xhepat e ushtarëve partiakë të LSDM-së, thuhet n njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

Sipas OBRM-PDUKM-së, borxhi publik është rritur për 500 milionë euro për vetëm dy vite qeverisje të LSDM.

“Kjo nënkupton se Zaevi për dy vite çdo familje katër anëtarëshe e futi në borxh për 100 euro”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Partia citon se realizimi i projekteve kapitale është i dobët ndërsa vitin e kaluar realizimi i investimeve kapitale kapi fundin dheb ishte në nivelin më të ulët historik.

Nga VMRO-DPMNE-ja shtojnë se ekonomia e Maqedonisë është e fundit në rajon, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2017 dhe 2018 në kohën e qeverisjes së Zaevit në Maqedoni është 2.05 për qind.

“Eksporti në janar shënon rënie prej 1.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar. Shqetësuese është rënia prej 12.6 për qind në IT industrinë që ka të bëjë me politikat e Zoran Zaev dhe rritjen e tatimeve ndaj shtetit”, citohet në njoftimin e kësaj partie.

Sipas VMRO-DPMNE-së nëse duam që të kemi një vend të fortë ekonomikisht dhe me prespektivë, Zoran Zaevi duhet që të largohet nga pushteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu