Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mblidhet sonte dhe pritet të shqyrtojë zhvillimet e fundit në lidhje me situatën aktuale.
Gjatë ditës është dërguar urdhër te të gjitha komitetet vendore të mobilizohen për protesta të mundshme nëse realizohet plani i LSDM-së dhe partive shqiptare për formimin e qeverisë dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
Një zhvillim i këtillë u paralajmërua nga Gruevski qysh ditën e djeshme kur deklaroi se VMRO do të kundërshtojë me të gjitha mjetet në dispozicion realizimin e “Platformës shqiptare”. /albeu.com/