VMRO-DPMNE nis thirrjet për “mbrojtje të Atdheut” (FOTO)

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së ka thirrur një mbledhje urgjente të të gjitha komiteteve komunale.

Sipas revistës Fokus, aktivistët e VMRO-së janë mbledhur nëpër zyrat e kësaj partie, në qytetet si Manastiri, Ohri, Shkupi, Kavadari, Prilepi, Berova etj, dhe se po bllokojnë edhe rrugët.

Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë edhe thirrje për ofensivë për ”mbrojtje të Atdheut”, për që duhet të mbrohet”, duke mos bërë të ditur se nga kush duhet mbrojtur.

Opinioni është në pritje edhe të qëndrimeve më të reja të VMRO-DPMNE -së rreth zhvillimeve politike në vend.

Këto qëndrime do të kuptohen pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit qendror të kësaj partie. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu