VMRO DPMNE nuk beson në reformat në gjyqësor

LSDM dhe Zoran Zaev po përzgjedhin vetëm prokuror dhe gjykatës të dëgjueshëm të cilët do të punojnë që ta mbrojnë krimin dhe korrupsionin, thonë nga VMRO DPMNE-ja opozitare. Anëtari i Komitetit ekzekutiv të partisë opozitare, thotë se sistemin gjyqësor nuk mund ta reformojnë njerëz që asnjëherë nuk kanë punuar si gjykatës.

Nëse Mariçiq dëshiron të merret me reforma, i propozojmë të merret me këta çështje:
1. Përse prokuroria nuk është prononcuar për 30 paraqitjet penale për krim zgjedhor gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?
2. Përse Ruskoska nuk po e pastron rastin me ekspertizën e telefonave në rastin “Zhvatja”?
3. Deri ku është rasti për Den Donçev?“- u shpreh Stefan Andonovski.

Pasi pushteti në bashkëpunim me Këshillin gjyqësor dhe prokurorinë, promovoi idenë për reforma, konferencat për media të opozitës nuk kanë të ndalur. Vlerësimi i prokurorëve do të bëhet në periudhë gjashtë mujore, e do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.
E në gjykata, do të vlerësohen dhjetë lëndë, pesë prej të cilave do të përzgjidhen nga sistemi kompjuterik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu