VMRO-DPMNE: Populli pret vaksina, pushteti vendosë orë policore

VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes një kumtese për media ka reaguar lidhur me propozimin për të vendosur sërish orë policore. thuhet në kumtesë, Qeveria ka humbur strategjinë në luftën kundër Covid që nga fillimi.

Pushteti e humbi strategjinë në luftën kundër Covid që nga fillimi. Masat ishin të vonuara dhe jo efikase. Kur VMRO-DPMNE propozonte testim masiv dhe kufizim të pandemisë, Zaev dhe Filipçe shikonin tenderë. Kur e gjithë bota bleu vaksina, Zaev dhe Filipçe përsëri shikonin tenderë, ndërsa vaksina nuk ka”, thonë nga partia.

Siç shtojnë nga VMRO, të ishte Qeveria në hap me ngjarjet, deri tani do të ishim në fazë të avansuar të vaksinimit, dhe nuk do të kishte nevojë për restriksione.

Kufizimet e lëvizjes nga ora 22 deri në ora 05 me orë policore nuk ka efekt. Aq më pak përshkak politikave të Zaev. Njëkohësisht kemi edhe orë policore edhe regjistrim. Gjatë ditës njerëzit do të grupohen dhe do të shpërndajnë infektim. Zaev nuk ka as plan për regjistrim, as për luftën kundër Covid. Me çdo ditë të kaluar me Zaev në pushtet, Maqedonia po fundoset”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe sot Qeveria do të vendosë për orë policore me propozim të Ministrisë së shëndetësisë. Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu