VMRO-DPMNE reagon kundër arrestimeve, paralajmërojnë protesta

“VMRO-DPMNE-ja sot është sulmuar nga junta antishtetërore e Zoran Zaevit”, akuzojnë nga opozita maqedonase pas aksionit të sotëm ku u arrestuan pjesëtar të kësaj partie të cilët kanë qenë të përfshirë në sulmin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Policia sulmoi në shtëpitë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, anëtarët e Kryesisë Qendrore, funksionarë të mëhershëm partiak dhe persona të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk respektoi imunitetin e deputetit, por vetëm urdhrat partiake për qërim hesapesh me jo bashkëmendimtarët”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se sulmi i sotëm dhe arrestimi i funksionarëve të VMRO-DPMNE-së është përpjekje që të heshtet opozita dhe të dëmtohet revolta e partisë kundër të gjitha politikave antishtetërore që realizohen nga Qeveria e Maqedonisë gjatë periudhës së fundit. Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja, protesta do të mbahet para Gjykatës Themelore Shkup me fillim prej ora 13:30./InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu