VMRO-DPMNE: Regjistrimi me shenja të gishtërinjve

VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk do ta përkrah Ligjin për Regjistrim që dje Qeveria e vërtetoi se ligj që do të miratohet me flamur evropian. Zëdhënësi Naum Stoilkovski tha se në këtë mënyrë sic është I propozuar dhe sqaruar regjistrimi, nuk bëhet fjalë për operacion statistikor por për marrëveshje politike. Opozita propozon që regjistrimi të zbatohet edhe me shenja të gishtërinjve.

Kështu sic është propozuar, ligji mund të jep rezultate për 3 milion qytetarë nbë Maqedoni. Pikërisht për këtë, që të mund të jenë të dhënat relevante nga operacioni I regjistrimit dhe që rezultatet të jenë të pranueshme nga të gjitha faktorët politik dhe institucionet dhe institutet, propozojmë zgjidhje, e kjo është që të furnizohemi me aparate për shenja të gishtërinjve gjatë zbatimit të regjistrimit, që në fund të gjithë të jenë të sigurt në rezultatet, se nuk bëhet fjalë për zgjidhje politike, se është kryer regjistrimi që I jep parametrat e vërteta që do të pranohen nga të gjithë faktorët politik në Maqedoni”- tha Naum Stoilovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu