VMRO-DPMNE me reklama në gjuhën shqipe dëshiron të marrë votat e shqiptarëve

Ditëve të fundit nëpër mediat elektronike janë shfaqur disa reklama në gjuhën shqipe ku shkruan “GJITHNJË PUNË, GJITHNJË MAQEDONI” dhe porosia për të rrethuar numrin 13, njofton InfoShqip.

Këto reklama janë shfaqur edhe në disa mediume televizive. Në lidhje me këtë nga partia e Nikolla Gruevskit kanë theksuar se reklama në gjuhën shqipe ka pasur edhe në kampanjat e kaluara sepse sipas kësaj partie, VMRO nuk i ndanë votuesit në shqipëtar dhe maqedonas.

Pra disa ditëve kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski në një intervistë televizive pati theksuar se VMRO nuk ka politik anti-shqiptare por që partia e tij ka rënë në dritë të keqe kur bëhet fjalë për politikat pro shqiptare./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu