VMRO-DPMNE: Shëndetësia e Maqedonisë ndër më të mirat në rajon dhe Evropë

VMRO-DPMNE -ja ka reaguar me shkrim ndaj konferencës së sotme të Jagoda Shahpaska nga LSDM-ja, e cila akuzoi Nikolla Todorovin dhe VMRO-DPMNE -në se kanë shkatërruar shëndetësinë në vend. Nga VMRO-DPMNE -ja thonë se në kohën e LSDM-së nuk ka pasur asnjë investim në shëndetësi, dhe se ata kanë realizuar reforma me të cilat shëndetësia e Maqedonisë gjendet mes më të mirave në rajon dhe Evropë.

“LSDM-ja dëshiron të kujtojë se në kohën e tyre, nuk ka pasur aparete të rregulluara dhe politika të pakujdesshme, me çka pacientët janë operuar në oborret, foshnjat dhe nënat kanë vdekur, ndërsa nuk ka pasur as mjete të thjeshta për kurimin e plagëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se sipas indeksit evropian të shëndetësisë, shëndetësia e Maqedonisë është më mirë e ranguar nga një numër i madh i vendeve të rajonit si Italia, Irlanda, Hungaria, Polonia, Lituania, Greqia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu