VMRO-DPMNE: Shilegovi punëson 135 “ushtarë” partiakë në kohë krize

VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, duke theksuar se ai si kryetar me 19 shoferë tani në kohë të krizës me pandeminë, do të punësojë 135 “ushtarë” partiakë.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Shilegov në këtë kohë të rëndë për vendin po realizon agjenda partiake.

“Ai do të punësojë shofer të ri edhe pse ka 19 shoferë, po ashtu ka hapur edhe vend pune si udhëheqës të njësisë për integrime evropiane. Për LSDM nuk ka recesion vetëm për kriminalitetin dhe punësimet e tyre partiake”, thekson VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu