Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski sot ka deklaruar se më së voni deri më 11 janar partia do të publikojë shpallje për paraqitje të kandidatëve në prag të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.
Sipas Mickoskit, shpallja do të zgjasë dhjetë ditë, pastaj kandidatët do të japin arsyetimet e tyre për vizionin e kryetarit të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë dhe për politikat që do të bëjnëë, në kuadër të komiteteve komunale të VMRO-DPMNE-së, përmes takimeve me qytetarët.
Konventa për prezantimin e kandidatëve, siç theksoi, do të mbahet më 16 shkurt 2019. Mickoski nuk ka dashur të komentojë për emrat eventual që qarkullojnë për kandidatë të mundshëm për kryetar.










