VMRO-DPMNE sulmon Selën, ja çka shkruan

VMRO-DPMNE sot në mëngjes përmes një deklarate akuzoi se si lideri i LSDM-së, Zoran Zaev po bën koalicion me Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët, që siç thuhet ai nuk njeh popullin maqedonas, himnin dhe flamurin”, informon INA.

“E fundit që qytetarët kanë mundur ta shohin Zaevin është bashkëpunimi i tij me Selën, njeriu që popullin maqedonas e barazoi me zero, që nuk njeh identitetin maedonas dhe që nuk respekton himnin dhe flamurin maqedonas.

“E tani me këtë njeri Zoran Zaev është i gatshëm të koalicionojë vetëm për të ardhur në pushtet. Ai tregon se jo vetëm që është i gatshëm ta pranojë platformën e Tiranës dhe të udhëheq qeveri të diktuar nga Tirana, por është i gatshëm ta lus për nënshkrim edhe njeriun që hapur tha se nuk ekziston populli maqedonas”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu