VMRO i kërkoi dorrëheqje, reagon Filipçe

Për shkak të shifrave të larta të të vdekurve nga korona virusi, VMRO-DPMNE, ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Maqedonia po përmbytet nga Kovid-19, ndërkohë që Filipçe nuk mërzitet fare. Nuk ka përgjegjësi edhe pse për një javë kemi mbi 2000 të prekur nga Kovid-19. Më shumë se sa që Filipçe prognozonte se do të kemi gjatë gjithë pandemisë. Filipçe nuk ka kredibilitet, e kaloi gjithë verën pa mos u përgatitur, nuk është investuar në kapacitete të reja spitalore, në kushte për kuadrin mjekësor e as në pajisje”.

Në përgjigjen e tij publike ndaj opozitës, vetë ministri Filipçe, ka thënë sot nga Strumica se nuk ndjen përgjegjësi për të dhënë dorëheqje, por ka ftuar opozitën që ta largohë politikën nga lufta kundër pandemisë me KOVID19. Ai ka rikujtuar se që nga fillimi i pandemisë, gjithë ekipi ka punuar me profesionalizëm dhe asnjëherë nuk ka pasur tentim për ta përfshirë politikën në asnjë nga rekomandimet dhe vendimet që janë sjellë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu