VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ashpër ndaj intervistës së prokurores speciale, Katica Janevës, ku ka thënë se Gruevski do të përgjigjet për akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Nga kjo parti kanë thënë se intervista e Janevës është e njëjtë me ato të konferencave të LSDM-së.
Nevenka Stamenkovska nga VMRO-ja tha se Katica Janeva tregoi se PSP-ja funksionon vetëm si një organizatë komunale e LSDM-së dhe se zbaton urdhërat e kreut të kësaj partie, Zoran Zaevit, duke shtuar se të gjitha çështjet e PSP-së janë të porositura. /albeu