VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas rezultateve të dy raundeve të zgjedhjeve lokale, ka fituar numrin më të madh të komunave, gjithsej 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Pas VMRO-së, koalicioni VLEN renditet e dyta për nga numri i fituar i komunave me nëntë gjithsej, pesë komuna fituan në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, dhe katër të tjera në rrethin e dytë.

Partia opozitare maqedonase e LSDM-së ka fituar në gjashtë komuna, ndërsa koalicioni AKI, në këtë zgjedhje lokale ka marrë vetëm katër komuna.

Ndërkaq, Mendi Qyra i përkrahur nga VLEN ka fituar në Strugë. Kandidati i ZNAM-it fitoi në Kumanovë, ndërsa Unioni i Romëve në Shuto Orizarë.

“Numri i përgjithshëm i regjistruar i votuesve në vendvotime është 994 mijë e 672 votues, nga ky numër i përgjithshëm i votuesve kanë votuar 415 mijë e 435 votues, përderisa përqindja e votueseve që kanë votuar në vendvotimet e përpunuara rezulton 41.76 për qind në nivel të shtetëror”, tha Boris Kondarko kryetarë i KSHZ-së.

Për shkak të censusit zgjedhjet dështuan në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu