Nga VMRO-ja këmbëngulin se kriza politike në Maqedoni do të përfundojë vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, dhe se për këtë fillimisht nevojitet një takim mes liderëve të partive politike në vend, ku do të diskutohej për të gjitha çështjet e hapura, pa anashkaluar pikat që cënojnë integritetin e vendit.
“Përveç se të ulemi në tavolinë të përbashkët ku do të hapim debatin për të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të gjitha të tjerat që kërcënojnë Kushtetutën dhe karakterin unitar të shtetit, zgjidhje tjetër nuk mund të ketë”, është shprehur deputeti i kësaj partie Kërste Mukoski.
Por Lidhja Social-Demokrate nuk ka pranuar zgjedhje të reja dhe takim liderësh pasi sipas saj, “tashmë ka një shumicë të re parlamentare që duhet të pranohet nga Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorge Ivanov”.
“Për çfarë dhe me kë të bisedojmë në një takim të tillë të liderëve. Ne kemi pasur takime të tilla ku u arrit marrëveshja e Përzhinës për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Zgjidhja e krizës qëndron tek Gruevski. Ai duhet ta dorëzojë pushtetin për të i mundësuar shumicës së re formimin e institucioneve”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
“Edhe nëse kemi zgjedhje të reja dhe përsëriten të njëjtat rezultate, atëherë Maqedonia do të ballafaqohet sërish me krizë.
Apo nëse kemi zgjedhje dhe në to fiton VMRO DPMNE-ja, do të kemi një praktikë të rrezikshme për demokracinë në Maqedoni pasi në të ardhmen do të mund të paraqitej një situatë e njëjtë ku një parti politike do të pamundësonte tranzicionin paqësor të pushtetit, do të kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe do të kërkonte që me dhunë të fitojë legjitimitetin nga qytetarët”, ka thënë analisti Xhelal Neziri.
Kutjojmë se kriza politike ndërkohë ka nisur të reflektohet edhe në aspektet ekonomike dhe sociale. Ekspertët kanë paralajmëruar se pas dy muajve do të ketë vështirësi financiare në pagesën e pensioneve ndërsa ndihmat sociale për familjet e rrezikuara tani më kanë nisur të mos paguhen me rreg