VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së, duke thënë se të ardhmen që e ofron LSDM tani më e kanë parë të gjithë dhe ajo quhet: kriminalitet, hedonizëm dhe politikanë të aboluar.
“Të ardhmen për të cilën flet LSDM janë inovacionet kriminele ku parat e popullit dërgohen tek kompanitë e zv/kryeministrit, deputetëve të pushtetit, këshilltarëve të kryeministrit. Të ardhmen që e ofron LSDM janë tenderë të gjakosur në shëndetësi që kushtojnë dhjetëra milionë euro, biznese shtetërore për familjen e kryeministrit dhe familjarëve të tij. Të ardhmen që e ofron LSDM quhet krim, apati dhe dëshpërim”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.
Ai ka thënë se LSDM nuk e dërgoi vendin në BE dhe se ka ftesë të kushtëzuar nga NATO. Sipas tyre LSDM nënshkroi marrëveshje të dëmshme për emrin, me të cilin shkelet dinjiteti i shtetit dhe popullit maqedonas.
“Nuk ka dyshim se kriminel po e udhëheqin shtetin. Me Zoran Zaevin dhe njerëzit e tij nuk ka të ardhme Maqedonia”, thuhet më tej në reagimin e DPMNE-së.