Opozitarja VMRO-DPMNE edhe më tej insiston që regjistrimi i popullsisë të bëhet sipas metodologjisë për të cilën do të ketë debat të gjërë dhe me zbatimin e të paktën 10 mijë pajisjeve për leximin e shenjave të gishtërinjëve. Në të kundërt partia nuk do t’i pranojë rezultatet – deklaroi sot një përfaqësues i partisë. Kjo është përpjekje e re për anulim të operacionit, konsideron ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska, duke shtuar se shteti këtë nuk mund ta lejojë.
Opozitarja VMRO-DPMNE sot sërish i ka vendsur kushtet e saj për organizmin e regjistrimit të popullsisë, një herë i anuluar në vitin 2011, që të mos miratohet ligj me flamur evropian, të furnizohet me teknologji për leximin e shenjave të gishtërinjve dhe të organizohet debat për metodologjinë.
“Ato terminale do të jenë me mundësi për leximin e shenjave të gishtërinjve dhe vetëm në këtë mënyrë do të bëhet regjistrim real që do të na japë informata të sakta statistikore. Me terminale për shenja të gishtërinjve do bëhet ndarje e qytetarëve që kanë shtetësi nga ata që janë rezidentë.”- tha bojan Stojanovski. “Regjistrim siç dëshiron LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja nuk do ta pranojë.”
Për pushtetin kjo është e papranueshme, përkatësisht përpjekje e re që sërish të dështojë plani për numërim të popullsisë. Ky shtet nuk mund të planifikojë asgjë dhe t’i ngjajë një shteti serioz në qoftë se edhe një herë e anulon regjistrimin, thekson ministrja e mbrojtjes.
“Kur një parti disa muaj para regjistrimit të cilin të gjithë e presim qe 20 vite, ju jep propozim për blerje të mijëra aparateve për furnizim me të cilat nevojiten jo vetëm para por edhe periudhë e gjatë kohore, kjo praktikisht tregon se partia opozitare sërish nuk dëshiron të ketë regjistrim. Kjo është e njëjta parti e cila një herë e filloi regjistrimin, vetë i ka thyer rregullat, ka shpenzuar 4 ose 7 milionë euro dhe pastaj tha se nuk vlen.”- tha Radmila Sheqerinkska.
Zëdhësi i qeverisë sot theksoi se institucionet kompetente e rishikojnë propozimin e VMRO-DPMNE-së për furnizim me aparate për shenjat e gishtërinjve, por shtoi se zbatimi i regjistrimit nuk guxon të anulohet sepse është në interes të të gjithë qytetarëve.









