VMRO nuk i lejon BDI dhe LSDM ta shtrenjtojnë dizelin: Jo rritjes 3,5 denarë

VMRO-DPMNE është e vendosur që ta bllokojë ligjin për taksën ekologjike me të cilin, parashikohej shtrenjtimi i derivateve të naftës për 3.5 denarë.

Sipas tyre, më këtë shtrenjtim qeveria dëshiron t’i sanoj politikat e këqija, ndërsa mjetet t’i shfrytëzojë për blerje votash parazgjedhjeve.

Partia opozitare paralajmëron se rritja e çmimit të derivateve të naftës do t’i dëmtoj qytetarët dhe subjektet afariste dhe do të ndikojë në standardin jetësor.

“Në vend që shteti të kujdeset për investime në projekte të gjelbra, Qeveria ka ndërmend të paguaj nga çdo qytetarë dhe nga çdo kompani me qëllim financimin e projekteve që nuk do të arrin asnjë efekt të dukshëm, përpos ndoshta të arsyetojnë ribrendimin e njërit nga partnerët e koalicionit”, ka deklaruar Mucunski nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.

Nga LSDM kanë reaguar duke thënë se VMRO-DPMNE njeh vetëm bllokada dhe politika destruktive.

Ata thonë se taksat ekologjike janë të pashmangshme për politika të shëndetshme dhe të pastërta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu