VMRO propozon deputeti të ketë një shtetësi! LSDM pajtohet, BDI jo, opozita shqiptare do të bllokojë

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të propozojë ligj përmes së cilëve deputetëve do tu ndalohej të kenë shtetësi tjetër përveç asaj të Maqedonisë.

“U bëjmë thirrje deputetëve të LSDM-së dhe të partive tjera politike ta mbështesin këtë vendim ligjor se si mund t’i japim fund temës dhe në periudhën në vijim zgjedhja e deputetëve të jetë nga personat të cilët do të kenë vetëm shtetësi maqedonase”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Ky propozim do të ketë edhe mbështetjen e LSDM-së.

“Sigurisht që e mbështesim atë propozim-ligj. Qëndrimi ynë është që ai ligj duhet miratuar dhe të vlen edhe për përbërjen aktuale të Kuvendit”, theksoi Snezhana Kalevska nga LSDM.

Po partitë shqiptare me shumë gjasa nuk do ta mbështesin ligjin. Artan Grubi nga BDI kundërshton kufizimin e shtetësisë për ligjvënësit dhe përfaqësuesit politik në ekzekutiv.

“Tema për shtetësi të dyfishtë është e harxhuar dhe këtë e lejon ligji jonë. Mendoj se nuk mund të ushtrojmë diskriminim ndaj asnjë qytetari qoftë ministër, deputet apo cili do qytetar i vendit tonë”, deklaroi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Opozita shqiptare, koaliconi Aleanca-Alternativa, paralajmëron bllokim edhe të këtij ligji, siç kanë bërë me shumë të tjerë, në formë revolte ndaj moszgjidhjes së pr/ligjit të tyre për shtetësinë.

“Kur të vijë ai propozim në rend dite, do ta analizojmë e diskutojmë. Ne momentalisht jemi në fazë bllokade. Nëse vjen për kohë të shkurtër, do të bllokohet edhe ky ligj”, u shpreh Elmi Aziri nga koalicioni ASH-AAA.

Propozimi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së vjen pasi dje zëvendëskryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov në Fejsbuk publikoi listë të emrave me pasaporta bullgare, të cilat, sipas tij, përputhen me një pjesë të anëtarëve të partisë, që VMRO-DPMNE rreptësisht e përgënjeshtroi. Edhe Krakaçanov më pas u shpjegua se jo jo domosdoshmërisht fjala ka qenë për pjesëtarët e DPMNE-së. Me ligjin që do të propozohet, deputeti Micevski tha se do të ndalohen mjegullnajat që ngriti miku më i mirë i Zoran Zaevit, Karakaçanov, duke përhapurp lajme të rreme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu