VMRO reagon pas shfaqjes publike të “Mercedesit” 600 mijë eurosh

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj shfaqjes publike të automjetit zyrtar tip “Mercedes” të cilin qeveria e kaluar e ka blerë për rreth 600 mijë euro.

Oliver Spasovski sot tha se mbajti fjalën duke e shfaqur makinën para gazetarëve, e cila ishte e pa pastruar dhe e mbuluar nga pluhuri.

VMRO ëshë shprehur se fajtore për gjendjen e makinës është LSDM-ja, pasi sipas tyre, kjo parti ka udhëhequr me MPB-në në vitin e fundit.

“Pikërisht shumica parlamentare udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme tanimë një vit dhe është përgjegjësia e tyre për gjendjen në të cilën ndodhet makina. Tani është përgjegjësi e tyre nëse makinën do ta shfrytëzojnë për delegacione të huaja, të cilët janë të siguruar me shkallën e parë, dytë dhe tretë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti thonë se, nëse LSDM-ja mendon se makina është e panevojshme mund ta shesin, sipas tyre, këto makina nuk humbin në vlerë përderisa janë të mirëmbajtura. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu