VMRO-ja me anë të një deklarate për mediet drejtuar Lidhjes Socialdemokrate, ka thënë se kreu i kësaj partie nuk ka zgjidhje tjetër, prandaj duhet të heq dorë nga Platforma shqiptare.
Nga kjo parti bëjnë me dije se nëse Zaev nuk heq dorë, atëherë vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Kujtojmë se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, refuzoi t’i japë mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaevit, pasi sipas tij, platforma shqiptare është rrezik për Maqedoninë. /albeu