VMRO vazhdon me akuzat ndaj Ahmetit. Ahmeti: Askush nuk mund t’i ikë drejtësisë

VMRO-DPMNE akuzon se djali i liderit të BDI-së bashkë me kushërinjtë e tij kanë planifikuar të ndërtojnë termocentral fotovoltaik në kurriz të pozitës dhe fuqisë së mbiemrit Ahmeti. Dragan Kovaçki duke u thirrur në dokumentet që ata kanë siguruar pretendon se Shkumbin Ahmeti së bashku me kushërinjtë e tij Drinin dhe Besianin, kanë gënjyer bankën ose kane marrëveshje me kryeministrin.

“Nëse familja Ahmeti nuk ka gënjyer bankën dhe nuk ka dorëzuar dokumente se kanë pasur aprovime nga organet kompetente qeveritare për termocentralin fotovoltaik, atëherë a kanë marrëveshje verbale me një sërë zyrtarësh që të marrin kontratat e nevojshme?”– deklaroi Dragan Kovaçki – VMRO – DPMNE.

Për këto akuza, por edhe për QT Soravia, pa hyrë shumë në detaje sot u deklarua vetë Ali Ahmeti i cili tha se askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë.

“Sigurisht se as Drini, nuk mund t’i shmanget hetimit dhe zbardhjes së vërtetës. Dhe për këtë nuk do të ketë asnjë pengesë e as amnesti apo strehim as nga unë e as nga BDI. Gjithçka çfarë i intereson organeve të shtetit mund lirshëm të kryejnë hetime dhe të zbardhet”- tha Ali Ahmeti – lider i BDI-së.

Sa i përket akuzave se Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik ka favorizuar kompanitë e udhëhequra nga nipi i Ahmetit, Drin Ahmeti, nga Fondi përgënjeshtrojnë një gjë të tillë, duke thënë se të gjitha ndërmarrjet e regjistruara kalojnë një proces para-seleksionimi të kryer nga tre ekspertë vendas nga 22 fusha të ekspertizës.

“Projektet vlerësohen sipas kritereve të përcaktuara: shkalla e inovacionit, cilësia e projektit të përgatitur, potenciali i tregut, kapaciteti i aplikantit dhe ndikimi i projektit. Të gjitha projektet që marrin një notë mesatare prej të paktën 51 pikë vazhdojnë në fazën tjetër. Përzgjedhja përfundimtare bëhet nga KMI (Komitetit të Miratimit të Investimeve), i përbërë nga 5 ekspertë botërorë.”- thanë nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Nga Fondi shtojnë se Drin Ahmeti ka paraqitur edhe propozim projektе në kuadër të instrumenteve të tjera për mbështetje nga Fondi për Inovacionе dhe Zhvillim Teknologjik, por janë refuzuar nga Komiteti i ekspertëve ndërkombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu