A mund të ketë dënim më të qëlluar se sa një poshtërim publik përpara të gjithë njerëzve?
Unë nuk besoj! Kjo është një praktikë e cila është shumë e përhapur në disa vende të botës të cilët preferojnë që vepra të vogla penale t’i mbulojnë më një ndjenjë të madhe turpi.
“Jam një hajdut: mos bëni si unë”. Është ky mbishkrimi i sikletshëm i mbajtur në qafë nga një burrë dhe një grua australianë, ndërsa sfilonin në rrugët e një ishulli të vogël, Gili Traëangan në Indonezi.
Të dy janë detyruar nga autoritetet policore për “ecjen e turpit”, për shkak se kishin vjedhur dy biçikleta.
Praktika e dënimit duket se është përdorur rregullisht nga forcat lokale për t’u kthyer në mësim për të tjerët dhe për të pranuar fajin.
Dy turistët janë filmuar nga telekamerat e sigurisë ndërsa vidhnin dy biçikleta në ishullin e vogël pranë Balit.
Autoritetet kanë aplikuar një dënim të veçantë, por shumë të vlefshëm: ecja e turpit. Ishulli, sipas “The Guardian”, është shumë i vogël për të pasur një organ policie, ndaj dhe janë qytetarët ata që kujdesen për sigurinë.