Vogëlushja 10 vjeçare me autizëm, habit audiencën me zërin e saj (VIDEO)

Kayleigh Rogers, 10 vjeçe nga Irlanda e Veriut është bërë hit në internet me performancën e saj të këngës “Hallelujah” të Leonard Cohen.

Hallelujah e Leonard Cohen, e kenduar nga vogëlushja e cila vuan nga autizmi dhe ADHD, ishte pjesa më interesante e koncertit të Krishtlindjeve të shkollës së saj dhe është ndarë me mijëra herë në Facebook.

Kayleigh është një vajzë me nevoja të veçanta dhe është zakonisht shumë e trembur, por kur këndon është shpërthyese, merr aq shumë besim nga të kënduarit”, thotë mësuesi kujdestar i saj Colin Millar./Shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu