Von Cramon: Në raport kemi shprehur përkrahjen për aplikimin e Kosovës në KiE, por jo edhe në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një konferencë për media ka folur për raportin për Kosovën. Ajo ka thënë se në raport kanë përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe aplikimin për anëtarësim në BE.

Ne kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ne bëjmë dallim për aplikimin për statusin e kandidatit në BE ku ne thamë se s’është koha e duhur shkaku i shteteve mosnjohëse. Pika tjetër ku kemi kritika është ku strategjia për energjinë, ku na duhet bashkëpunim më i mirë me shoqërinë civile. Energjia në Kosovë prodhohet nga qymyri”, tha Von Cramon.

Më tej ajo tha se kanë ripërsëritur nevojën që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Një tjetër pikë e rëndësishme është liberalizimi i vizave, ku ne sërish kemi theksuar nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë dhe procesi është bllokuar në Këshillin e BE-së dhe këtë e kemi adresuar te qeveritë e Francës dhe Holandës”, tha Von Cramon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu