Von der Leyen do të marrë 1000 Euro në ditë

50.000 punonjës në BE po përgatiten të marrin një rritje të dytë të pagës. Gazeta gjermane “Bild” thekson se të ardhurat e tyre do të rriten me 7% dhe ndalet veçanërisht edhe tek paga e presidentes së Komisioni Evropian.

“Ursula von der Leyen do të paguhet 1000 Euro në ditë ”, shkruan gazeta në titull.

Edhe pse zyrtarët e BE-së tashmë kanë një pagë të mirë është bërë një rishikim të pagave të tyre për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Në bazë të rritjes së re, Ursula von der Leyen do të fitojë 1000 Euro në ditë dhe së bashku me kompensimin për udhëtime jashtë vendit, paga e saj mujore do të arrijë në 36,000 Euro.

Rritje pagash do të ketë edhe për punonjësit që paguhen më pak saktësisht me 214 Euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu