Eurodeputetët kanë miratuar dy amendamentet me te cilat kërkojnë nga Hungaria që të ekstradoj ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Grupi i Socialdemokratëve dhe të Gjelbërve disa ditë më parë kanë dorëzuar disa amendamente në lidhje këtë temë, por ekzistonte frika se nuk do të kaloj për shkak fjalorit të ashpërt.
Amendamenti i dorëzuar nga deputetja evropiane Judit Sargentini, përpos që kërkon ekstradim, thotë se Gruevski është larguar nga Maqedonia me ndihmë diplomatike të Hungarisë që të shmang dënim me burg dhe e cilëson këtë veprim si përzierja në punët e brendshme të Maqedonisë.
Në intervistë për MIA, përcjell SHENJA, dje Sargentini ka thënë se fjalori i tillë është shenjë dhe sinjal politik se Parlamenti Evropian me të tregon karakter.
Socialdemokratët kanë dërguar dy amendamentet dhe të dytë u miratuan. Me këto amendamente, Parlamenti Evropian le të kuptohet se Gruevski ka pasur proces gjyqësor transparent dhe se ai është i pëqrfshirë edhe në pesë hetime penale.










