Vrapuesi shtyn gruan në rrugë pa kurrfarë arsye, për pak centimetra i shpëton vdekjes (VIDEO)

Policia angleze ka publikuar një video në të cilën shihet se si një burrë derisa po vraponte, dhe pa kurrfarë arsye shtyn një grua para autobusit që ishte në lëvizje.

Gruaja e pafat ishte duke ecur mbi një urë që qon drejt stacionit kryesor të metrosë së Londrës, kur një burrë i cili po vraponte pa kurrfarë arsye e shtyn në rrugë dhe për pak centimetra nuk shtypet për vdekje, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë, shoferi tregohet i shkathtë dhe arrin ta shmang shtypjen që do të ishte fatale për gruan e pafajshme.

Ajo çfarë ka nervozuar më shumë të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, është veprimi i vrapuesit i cili edhe pasi e shtyn nuk e kthen kokën për të shikuar se çfarë ndodhi me gruan, e cila për fat të mirë ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje të lehta.

Policia metropolitane u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu ndihmojnë në identifikimin e këtij burri të pashpirt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu