Vrasja e efektivit në Lezhë, shtohen përforcimet, mbërrijnë forcat RENEA

Forcat RENEA kanë shkuar nga Tirana në Torovicë të Lezhës, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH Ardian Kodra 50 vjeç.

Polici u qëllua me kallashnikov nga David Qosja, person me probleme mendore.

Autori ndodhet brenda banesës, i rrethuar nga forcat e policisë dhe nuk pranon që të dorëzohet. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Ngjarja nisi kur autori qëlloi me armë në ajër dhe policia mbërriti për ta neutralizuar. David Qosja menjëherë qëlloi në drejtim të forcave të FNSH, duke lënë të vdekur efektivin Ardian Kodra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu