Një krim i rëndë ka tronditur në mesnatë Shkodrën, ku një mjek ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë nga fqinji i tij.
Krimi është bërë më i rëndë pasi ka ndodhur në sy të djalit të viktimës.
Autori Dritan Ymeri dhe viktima Ilir Aliaj ishin fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të ndërtimit të një banese.
Në qytetin më të madh të veriut kanë mbërritur dhe forcat speciale RENEA, të cilat kanë organizuar edhe një aksion për kapjen e tij.
Por kur RENEA ka hyrë në banesën ku pritej të ishte autori, ai nuk është gjetur, por kishte ikur.
Shikoni pamjet: