Mariangela Prandi (foto), 84-vjeç, vdiq në shtëpinë e saj gjatë një grabitjeje. Autorët e lidhën dhe e moshuara, në tentativë për t’u liruar, ra nga shkallët dhe më pas gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi në 21 qershor në Pollenzo, Cuneo.
Rreth një vit më vonë, është arrestuar një shqiptar, 21-vjeçari Dorian Gjoka, i akuzuar për vdekjen e rrobaqepëses në pension. Më herët, katër presona ishin arrestuar.
Dorian Gjoka, me banim në Milano, kishte humbur gjurmët. Pas ngjarjes, ai ishte transferuar në Shqipëri. Një muaj më parë, ai është arrestuar nga policia shqiptare. Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, i riu është ekstraduar drejt Italisë dhe është dërguar në burgun e Rebibbia-s në Romë.
Ai akuzohet për grabitje, pranim të mallrave të vjedhur, dhe shkaktimin e vdekjes si pasojë e një tjetër vepre penale.
Kufoma e viktimës u gjet nga fqinjët e saj. Autorët ia mbathën me vetëm 5 euro, një palë dylbi dhe një celular.
Në të vërtetë ata kishin si objektiv të grabisnin 4.300 euro që e moshuara kishte fituar në lotari. Pasi fitoi lotarinë, e moshuara i dha një drekë gjithë banorëve në një restorant në Pollenzo, raportojnë mediat lokale. /Syri.net/










