Dy persona kane ngelur të lënduar me vdekje nga një gjuatje sot në Shkup, njofton InfoShqip.
Sipas burimeve jozyrtare personat kanë hyrë në një këmbimore në Lagjen Kisella Vodë në Shkup, në afërsi të përmendores së Todor Aleksandrov, duke dashur ta plaçkisin këmbimoren.
Me këtë rast, pronari i këmbimores i ka sulmuar me armë duke i lënë dy personat me lëndime vdekjeprurëse.
Në vendngjarje ka dalë policia, ndërsa ende priten prononcimi zyrtar në lidhje me rastin./InfoShqip.com










