Vrau veten pak orë pasi u bë milioner, shënimi tronditës i 42-vjeçarit (FOTO)

Një 42-vjeçar vrau veten pak orë pasi u shpall fitues i rreth 1 milionë paundësh.

Kur mori vesh që ishte bërë milioner, ai mblodhi familjen dhe miqtë e tij për të festuar çmimin që do i ndryshonte jetën.

Kur u zgjua ditën tjetër që të merrte biletat dhe të tërhiqte çmimin e madh Jiraëut Pongphan, nuk gjeti asgjë.

Jiraëut, nga provinca Chonburi në Tajlanda lindore, kishte shtatë bileta me numrat fituese, por lumturia zgjati shumë pak.

42-vjeçari nuk mund ta përballonte humbjen e biletave dhe qëlloi veten në kokë duke gjetur vdekjen në vend.

Ai la dhe një shënim prekës.

“ Më vjen keq, ju lutem mos bezdisni familjen time, unë pata fituar çmimin e lotarisë.”

Vdekja e tij tronditi të gjithë familjarët, pasi 42-vjeçari kishte rënë në depresion të thellë.

Stresi dhe trishtimi e bënë Jiraëut të paaftë për të shkuar në punë.

Çmimin prej 1 milionë paundësh ai e kishte fituar në fund të nëntorit të kaluar, ndërsa me 31 janar vrau veten me një pistoletë 9mm.

Nuk dihet se çfarë ndodhi me biletat fituese të Jiraëut të cilat u zhdukën në mënyrë misterioze, apo nëse dikush tjetër i mori dhe tërhoqi çmimin.

Policia po heton çështjen nëse biletat janë vjedhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu