Vrima misterioze në ujëvarë që i “gëlltit” turistët, dhe i dërgon në shpellë të fshehtë (VIDEO)

Mijëra turistë nga e mbarë bota kanë filluar në masë të madhe ta vizitojnë një mrekulli të natyrës në Brazil.

Pedra Que Engole apo ndryshe i njohur si “gurët gëlltitës” gjendet në Trindale në Rio de Janeiro, dhe kohëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme të botës.

Një ujëvarë që në shikim të parë duket si të gjitha ujëvarat tjera, gjendet një vrimë e cila i gëlltit vizitorët dhe i dërgon në një shpellë të fshehtë.

Shpella sekrete në të cilën vizitorët dërgohen përmes vrimës në ujëvarë që i gëlltit mund të zë vetëm katër persona, ndërsa TripAdvisor e ka vlerësuar këtë atraksion turistik me 4.5 yje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu