Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje.
Gazeta serbe Blic duke iu referuar burimeve të saj thotë se tashmë Ivanovic ka ndërruar jetë.
Sipas kësaj gazete vrasja ka ndodhur rreth orës 08 e 15. Ivanoviq është gjuajtur me armë derisa po hynte në selinë e partisë.









