Vritet një tjetër person në Çair

Një persona është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në rrugën Xhon Kenedi në Çair, më saktësisht te stacionin e autobusit përball shkollës së mesme “Cvetan Dimov.

Fillimisht u dëgjuan disa krisma nga armë “Kallashnikov”, më pas është gjetur i shtritë përtokë një person i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 20-30 vjeç. Dëshmitarët okular thanë se sulmuesit kanë shtënë nga një veturë e tipit Yugo që ishte në lëvizje në momentin e breshërisë.

Për fat të mirë nuk ka pasur viktima të tjera, pasi stacioni i autobusit në ato momente ishte përplot me njerëz që prisnin autobusin e linjës. Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu