Vucic ankohet: U intereson vetëm si Kosova të pranohet në organizata ndërkombëtare dhe si ta bindin Serbinë të heqë dorë nga ajo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u ankua sa në konferencën e Forumit Ekonomik Botëror nuk gjeti mbështetje e gatishmëri për t’ia dëgjuar argumentet, vetëm injorim siç e quajti të të drejtës ndërkombëtare dhe e vlerësoi se këtij forumi i ka rënë prestigji sipas tij.

Vucic fillimisht në televizionin publik RTS të enjten u ankua se në Davos më nuk paska hapësirë për debat dhe këmbim të ideve, tani na qenka vetëm një klub u i njerëzve me mendim të uniform, duke u ankuar se pati edhe shumë rrena sipas tij si për luftën në Ukrainë dhe sa i përket Kosovës.

“Ata i intereson vetëm si Kosova të pranohet në organizata ndërkombëtare, ky është kuptimi, dhe si Serbia të heqë dorë nga Kosova.”

Ai shtoi se të premten e pret takim dhe bisedë e rëndë me ‘pesëshen e madhe” dhe duke e ngritur tensionin e brendshëm u viktimizua se Serbia nuk mund të llogarisë më në rrjedhë të madhe të investimeve europiane dhe mbështetjen e madhe që kishin më parë dhe tani e tutje “duhet të llogarisin vetëm në forcat e veta”.

Vucic në intervistë për RTS tha se gjatë forumit në Davos u përpoq të kishte një qasje racionale. Kryeministrit Albin Kurti refuzoi t’ia përmendte edhe emrin.

Natyrisht folën përfaqësues të të gjithë vendeve, plus edhe përfaqësuesin e institucioneve të institucioneve të përkohshme në Prishtinë, dhe ajo që u pa qartë ishte se ka një rënie të entuziazmit për anëtarësim në BE, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Kjo kryesisht për shkak të kërkesave politike që vijnë, e kanë të bëjnë ose me identitetin kombëtar apo çështjet territoriale”.

Vucic tregoi nëse pati rastin të takoj e bisedoj me kryeministrin Kurti, duke thënë fillimisht se nuk e ka fort dëshirë të diskutoj me të pasi flasin në Bruksel, pastaj nuk u durua dhe ironizoi si zakonisht.”

Nuk pata rastin, ne bisedojmë në Bruksel, nuk e di as çfarë do të bisedoja me të. Unë nuk mundem të tregoj se çfarë ka thënë ai, por do të ishte interesante – ndoshta një ditë do të gjendet një vend në ndonjë libër, e së paku të parafrazoj. Por mund ta merrni me mend” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu