Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë duhet të bëjë çmos që Serbia të ketë marrëdhëniet më të mira me fqinjët e saj

Presidenti i Serbisë thotë se nuk ka dashur të shkojë në det në Kroaci, por në Jasenovac, për të treguar respekt për viktimat e Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të premten se ai duhet të bëjë çmos që Serbia të ketë marrëdhëniet më të mira me fqinjët e saj, por se nuk duhet të harrojë atë që i ndodhi popullit serb në Luftën e Dytë Botërore.

Në një intervistë për Televizionin Prva, Vuçiq tha se dhjetëra mijëra njerëz pushojnë çdo vit në Kroaci dhe se qëndrimi i tij personal është se “për sa kohë që ai jeton” nuk do të shkojë në det atje.

Ai shtoi se nuk ka dashur të shkojë në det, por në Jasenovac, për të treguar respekt për viktimat dhe se ka kërkuar që të vizitojë sërish vendin e vuajtjes, por asgjë nuk ka ndodhur.

Ai përsëriti deklaratën e tij të mëparshme se ishte i tronditur që në Beograd nuk ka rrugë të dedikuar për viktimat e Jasenovacit, e as monument, transmeton FoNet.

Vuçiç vlerësoi se në Kroaci ka filluar rishikimi i historisë.

Siç tha ai, Kroacia është e zemëruar për përkujtimin e krimit në rrugën e Petrovacit, sepse duan të tregojnë se aksioni “Stuhia” ishte “i pastër”.

Kujtojmë se serbët e kroatët ndahen jo vetëm fetarisht por dhe nga e kaluara e tyree afërt, ajo e Luftës së Dytë Botërore. Serbia akuzon Kroacinë për bashkëpunim me nazifashistët, nëpërmjet regjimit ustash. Pikërisht në këtë pikë ajo ka ngritur mitin e saj të përsekucionit(ose vetëpersekucionit), ngjashëm si me popuj të tjetër përreth, pasi pretendon se serbët e kanë pësuar atë kohë nga kroatët prej rreshtimit të kundërt ideologjik. Beogradi i mëshon fort faktit se u rreshtua me aksin anti-fashistonazist gjatë luftës, duke ja kujtuar sot këtë Perëndimit kur është fjala për përplasjet me Kroacinë.

Pos kësaj, Serbia vuan dhe faktin se kroatët kanë një vijë bregdetare nga më fantastiket në Europë, me të ardhura të larta nga turizmi, të cilin e kanë dhe elitar. Ndërsa Serbia vuan historikisht fatin e të qënit pa det dhe pamundësinë për dalje në det me kartën e pretendimeve nacionaliste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu