Vuçiç deklarohet për formimin e Qeverisë së Kosovës, ja çka thotë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt derisa ka deklaruar se serbët do ta marrin vetë vendimin për të hyrë ose jo në Qeverinë e re të Kosovës.

Vetëm serbët që jetojnë në Kosovë mund ta marrin vendimin për të hyrë ose jo në Qeverinë e re të Kosovës.

Ky është qëndrimi i Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, i dhënë para takimit që do të ketë me deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës të përfaqësuar nga Lista Sprksa.

“Vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë”, ka thënë Vucic, në një bisedë me gazetarë në Beograd.

Lista Srpska pritet të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës në koalicion me PAN’in. Madje, u janë ndarë edhe tri ministri në Qeverinë e udhëhequr prej Ramush Haradinajt.

Në krejt këtë situatë, Vucic ka thënë se qëndrimi i Shtetit të Serbisë mbetet i njëjtë për ish-Komandantin e UÇK’së, Ramush Haradinajt, shkruan Tanjug, transmeton Express.

“Beogradi zyrtar nuk ndryshon qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu