Vuçiç drejt Rashkës: Do të pranoj çdo vendim të popullit serb për barrikadat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se të pranojë çdo vendim të popullit serb për barrikadat. Në një postim në Instagram kreu i shtetit serb njoftoi se është rrugës për në Rashkë, ku po mbahet një takim për heqjen ose jo të barrikadave.

Ndër të tjera Vuçiç thekson se kjo është një ditë e mirë për Serbinë, teksa shton që ka marrë garanci për sigurinë e serbëve.

Do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb. Duke ditur se ata deri në çlirimin përfundimtar nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, ngaqë kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”, tha ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha sot se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian theksuan se kanë marrë garanci nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se nuk ka një listë me emrat e serbëve për të arrestuar për protestat dhe vendosjen e barrikadave në veri. Ky qëndrim i Uashingtonit dhe Brukselit është lexuar nga Beogradi si garanci për sigurinë në Veri të Kosovës.


1 Koment

  1. Si duket jeni listen e rrogave te Vucicit, prandaj i hoqet komentet e lexuesve; kjo eshte kaq transparente. Po, ju nuk keni kritere, prandaj as tradhetia nuk ju duket gje e madhe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu