Vucic gati sa nuk qan para Lavrov, ky i fundit i jep mbështetjen e plotë të Rusisë në dialogun me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë pas takimit që pati me presidentin serb Aleksander Vucic në Beograd se Rusia është e përkushtuar në “zgjidhjen e problemit të Kosovës në përkim me rezolutën 1244 dhe brenda dialogut direkt të Prishtinës dhe Beogradit”, shkruajnë mediat serbe.

“Rusia është e përkushtuar në zgjedhjen e problemit të Kosovës në përkim me rezolutën 1244 dhe brenda dialogut direkt Beograd – Prishtinë, dhe që zgjidhja duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombëve të Bashkuara.”, tha Lavrov.

Lavrov tha se Rusia do të pranonte çdo marrëveshje “që do t’i përshtatet Serbisë dhe popullit serb”.

Ai më tutje tha se pas diskutimit me Vucic për situatën në Ballkan se: “Serbia është faktori më i rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në rajon”, dhe se “pikëpamjet e saj duhet të merren parasysh në të gjitha çështjet”.

Në anën tjetër Vucic tha pas takimit me Lavrov se: “bisedimet ishin të sinqerta dhe të hapura deri më tani”.

Vucic është ankuar fort para Lavrov, duke propaganduar për situatën e Serbisë dhe të serbëve.

“Ne diskutuam të gjithë situatën në rajon dhe me frikën time lidhur me pozicionin e vendit tonë dhe njerëzve tanë në rajon, takova ministrin rus të Punëve të Jashtme dhe mora një vizion të Federatës Rusë dhe këshilla të rëndësishme.

Ai shprehet tutje se është krenar për “marrëdhëniet e jashtëzakonshme me Rusinë” dhe se shpreson në një takim me presidentin rus Vladimir Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu