Vuçiç, kërkesë BE-së: Detyro Kosovën që të shfuqizojë taksat, që të vijë dialogu

Nuk ka dialog deri sa Kosova të heqë taksat doganore – tha të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas shpalljes së disa zyrtarëve evropianë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë edhe pa heqjen e taksave.

Vucic tha se “si është e mundur që të flasim për diçka që është e një rëndësie historike, të tilla si çështjen e Kosovës, në rrethanat kur janë shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të lirisë, siç ka bërë Prishtina duke futur një taksë”.

“Le ta detyrojnë Prishtinën që të shfuqizojë taksat, e kështu ne jemi gati për dialog”, tha ai. /tesheshi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu