Vuçiç klith: po na shuhet fara…nëse nuk lindim fëmijë, shqiptarët do të na mundin!

Aleksandër Vuçiç ka vendosur të ndërmarrë një masë drastike për të ndaluar rënien e natalitetit në Serbi.

Presidenti serb tha se qeveria do të ofrojë një ndihmë prej 30 mijë denarësh ose 250 eurosh në muaj për çdo nënë që lind një fëmi. Kjo masë do të ndërmerret për 10 vjet rresht.

Vuçiç tha se kjo është vetëm njëra prej masave që do të ndërmarrë qeveria për të përmirësuar atë që e ka quajtur “katastrofë” demografike të Serbisë.

Presidenti serb tha se do të akordohen 12 milionë euro për fëmijët e lindur në vitin 2018.

“Nëse nuk bëjmë asgjë me rritjen e lindjeve, ne do të marrim fund si komb”, tha Vuçiç në një deklaratë dramatike që u transmetua në të gjithë televizionet e vendit.

Vuçiç shtoi se realiteti demografik i Serbisë është shkatërrues.

“Serbia ka 6,995,808 banorë, dhe nëse trendet negative vazhdojnë, deri në vitin 2060 ne do të kemi nga 3.9 në 5.5 milion banorë”.

Presidenti serb ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme shtypi për demografinë, i cili u tha i plotë nga radiotelevizioni publik serb.

“Nëse ne nuk bëjmë fëmijë nuk do të kemi të ardhme”, deklaroi Vuçiç, i cili iu kthyer opinionit publik duke thënë se për këtë nuk është fajtor as SHBA-ja e as BE-ja.

Por siç bën të ditur radio televizioni publik serb RTS, presidenti i Serbisë ka luajtur rolin e një sociologu i fiksuar në detaje, kur sjellë shembuj të imët të një studimi mjaft serioz të bërë nga një grup profesorësh universitarë.

Ata kishin matur rritjen e popullsisë në mënyrë krahasimore në Toplica të Serbisë jugore dhe Podujevë të Kosovës, si dhe krahinës së Smederevës me Ferizajin e Kosovës.

“Thonë shpesh që kur ekonomia shkon mire, edhe jeta familjare është në rregull. Por ja që nuk është kështu. Mjafton të shikojmë shembullin e Ferizajt dhe Podujevës që thamë më lartë. Jo vetëm që nuk vuajnë krizë demografike, por shtohen në mënyrë konstante.

Por të shkojmë edhe më brenda nesh, kemi Novi Pazarin dhe Preshevën, zona më të varfra se Novi Sadi i pasur, por me një krizë të tmerrshme demografike.

Nuk po bëjmë fëmijë.Ta kuptojmë këtë. Do të arrijmë në një kohë kur nuk do të jemi në gjendje të paguajmë pensionet e të moshuarve të cilët do të jenë më shumë se të punësuarit që paguajnë sigurime shoqërore.

Gjermania dhe vende shumë më të pasura se ne po i paraprijnë kësaj situate por që nuk kanë të dhënat tona kaq katastrofike”, tha presidenti serb, i cili shpalli se çdo plan qeveritar do të falimentonte nëse nuk do të ketë një vullnet nga popullsia.

P.S. Por ndërsa presidenti serb shfaq një shqetësim e vetëdije të lartë atdhetare mbi katastrofën demografike siç e quan ai, shefi i qeverisë shqiptare, Rama, edhe pse i qartë për gjithashtu një trend në rënie të lindjeve në vend, pak ose aspak tenton të përcjellë apele ndërgjegjësuese. Dhe ndërsa e ka kauzë individuale të lërë gjurmë në histori, në këtë pikë, e gjithashtu në të tjera të ngjashme, e lë veten shumë jashtë historisë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu