Vucic: Kroacia dëshiron ta poshtrojë Serbinë me hapjen e kampit ushtarak në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon, mirëpo ndërtimi i kampit në Kosovë nga Kroacia është mungesë respekti ndaj tyre.

Vucic tha se ka kuptuar mesazhin nga Kroacia lidhur me vendimin për ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë.

“Pse dikush ka nevojë të mburret dhe të marrë pjesë në një mënyrë të tillë. Ata mund të kishin refuzuar KFOR-in, por ata qëllimisht morën një vendim të tillë në mënyrë që të poshtëronin më tej Serbinë. Ne e morëm mesazhin dhe e kuptuam,” tha Vucic.

Kujtojmë, që Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman tha se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, i cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Grlic Radman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu