Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi pret që Rusia të veprojë si ndërmjetëse në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Gjatë takimit në Moskë me kryetaren e Këshillit Federativ Valentina Matviyenko, Vuçiç ka bërë me dije se tema e Kosovës është folur gjatë takimit të djeshëm me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Konica.al.
“Kërkova nëse Rusia mund të veprojë si ndërmjetëse dhe presidenti rus u pajtua për një gjë të tillë”, ka shtuar ai.
“Ne kemi disa marrëveshje, në rast se ka ndonjë konflikt, formati do të zgjerohet me qëllim të zgjidhjes së gjendjes”.
“Nëse shqiptarët kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të bëhen ndërmjetësuese në bisedimet për Kosovën, atëherë edhe ne do të kërkojmë që Rusia t’i bashkohet këtij procesi”, ka nënvizuar Vuçiç.










